Prishtinë, 07 Gusht 2025
Dredhza Braina është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Global Cybersecurity Woman of the Year” në kategorinë “Barrier Breaker”, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë në këtë garë ndërkombëtare.
Lajmin e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga familja, miqtë dhe komuniteti gjatë gjithë rrugëtimit të saj profesional.
“Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur – kanë thyer heshtjen dhe kanë thyer barrierat”, ka shkruar Braina.
Ajo ka falënderuar organizatorët e çmimit dhe jurinë ndërkombëtare, si dhe ka vënë në pah rëndësinë e platformave që fuqizojnë gratë në fushën e sigurisë kibernetike. Çmimi “Barrier Breaker” vlerëson gratë që kanë tejkaluar pengesa të mëdha për të arritur sukses në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.
“Ky nuk është fundi i rrugës, është vetëm hapi i radhës. Nuk do ndalemi këtu”, përfundon Braina, duke theksuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për avancimin e fushës dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në skenën globale.
Ky sukses është një arritje e madhe jo vetëm për Dredhza Brainën, por për gjithë komunitetin shqiptar në botë, duke e bërë atë një model frymëzimi për brezat e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë në teknologji.
Për momentin, 23-vjeçarja nga Prishtina punon si eksperte e sigurisë kibernetike në specializimin Threat Researcher në një kompani amerikane.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit