Mitrovicë Veriore, 6 gusht 2025
Pas 26 vitesh, doktori i njohur nga Mitrovica është kthyer në dy banesat e tij të uzurpuara nga një serb në veri të Mitrovicës. Në banesën e tij gjatë aksionit të policisë u gjetën edhe armë. Demiri në një rrëfim ekskluziv tregon për Tëvë1 se gjatë luftës ushtria serbe e largoi dhunshëm nga banesa, ndërkaq rrëfeu edhe momentin e trajtimit të Shaban Jasharit, babait të Adem Jasharit i cili ishte rrahur nga policia serbe.
Në vitin 1999, pjesëtarë të ushtrisë serbe, e larguan dhunshëm nga banesa e tij këtu në rrugën që quhej “Ivo Lola Ribar”.. Për tu kthyer në të doktori i njohur, nga Mitrovica Shaqir Demiri priti plotë 26 vite, deri më 5 gusht të këtij viti.
Kjo pasi banesa e Demirit ishte e uzurpuar nga Zoran Arsic.
Në aksionin e policisë gjatë bastisjes për lirimin e banesës u gjetën edhe armë. Në njërën nga dhoma, ishte edhe kjo fotografi që ka siguruar televizioni, e Arsicit me Millorad Dodikun, njeriun e afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tregon momentin se si xhandarmëria serbe e kishin larguar nga banesa.
“ Më 28 mars 1999 kur ushtria, kanë qenë të uniformuar afër pesë, gjashtë veta kanë hyrë në banesë edhe nën kërcënimin e armëve, vetëm çanta të dorës që na kanë qëlluar, të gjitha gjërat tjera i kemi lënë jemi detyruar të largohemi nga banesa”, rrëfen doktori.
E shpresat sot do ktheheshin përsëri në banesë, Demiri thotë se kanë qenë të vogla pasi që edhe situata në veri më herët ka qenë e tensionuar. “Nuk kemi pasë edhe shumë shpresë që do të kthehemi ndonjëherë për arsyeje të prolongimeve të paarsyeshme zgjatnin. Justifikime të pabaza, vetëm të mos kthehemi në banesat tona. Disa herë kemi bë kërkesë por në vesh të shurdhër” , shprehet ai.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit