Prishtinë, 06 Gusht 2025
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar pas debatit të krijuar për gjyqtarin serb Radomir Laban, në lidhje me një kërkesë të tërhequr nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani të martën tërhoqi kërkesën që e kishte dorëzuar dy javë më parë në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkonte sqarim për pasojat juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor. Në një konferencë për media, ajo sqaroi se e ndërmori këtë veprim pasi gjykata caktoi gjyqtarin Radomir Laban si raportues të çështjes. Sipas Osmanit, bazuar në të dhëna nga institucionet e sigurisë, Laban përbën rrezik për rendin kushtetues të vendit.
Në reagimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se ndarja e lëndëve tek gjyqtarët bëhet sipas rregullave procedurale dhe se vendimet merren nga trupi i plotë i gjykatës.
“Gjykata është organ kolegjial dhe vepron në përbërje të plotë. Palët kanë të drejtë të tërheqin kërkesat e tyre, të cilat shqyrtohen në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës”, thuhet në njoftim.
Lidhur me gjyqtarin Laban, Gjykata sqaroi se ai punon aty që nga viti 2011 si këshilltar juridik, ndërsa që nga 9 gushti 2018 ushtron funksionin e gjyqtarit, pasi ka kaluar të gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore për emërim — me propozim të Kuvendit dhe dekretim nga Presidenti.
“Procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë. Gjykata trajton çdo kërkesë me paanshmëri dhe profesionalizëm, në përputhje me mandatin kushtetues”, thuhet më tej në reagim.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit