Prizren, 6 gusht 2025
Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër të arrestuarit, përfshirë kolonelin e Policisë, Nexhmi Krasniqi.
Caktimi i masës së paraburgimit për katër të arrestuarit më 04.08.2025 në një aksion të gjerë të Inspektoratit Policor të Kosovës, Policisë në koordinim edhe me Prokurorinë e Prizrenit, u konfirmua nga burime të KALLXO.com.
Nexhmi Krasniqi, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka dhe Ramadan Paçarizi, u arrestuan më 4 gusht 2025 me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit nën dyshimin për shmangie nga tatimi, detyrim dhe armëmbajtje pa leje
Koloneli policor, Nexhmi Krasniqi, po dyshohet për dy vepra penale, atë të detyrimit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Në këtë rast, Prokuroria ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 eurove, ka sekuestruar të holla “cash” gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit