Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka nisur përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të reja arkivore në Shqipëri, me qëllim të pasurimit të dëshmive dhe dokumentimit të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, është takuar me përfaqësues të disa institucioneve shqiptare për të diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë takimit në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është diskutuar mundësia e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje, si dhe sigurimi i materialeve arkivore që dëshmojnë represionin sistematik, përndjekjet, dhunën dhe krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.
Sipas IKKL-së, këto dokumente kanë rëndësi për hulumtimin e rrethanave historike, politike dhe shoqërore që i paraprinë luftës së fundit në Kosovë.
Hetemi është takuar edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, me të cilin ka diskutuar për sigurimin e dokumentacionit të ri që lidhet me luftën në Kosovë dhe periudhën para saj.
Ndërkaq, në takimin me zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Kevin Bufi, është shprehur gatishmëria për mbështetjen e punës së Institutit, veçanërisht në promovimin ndërkombëtar të fakteve dhe dëshmive për krimet e luftës.
Përmes këtij bashkëpunimi, IKKL synon të zgjerojë fondin arkivor dhe të krijojë mundësi të reja për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Krerët e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë në Vlorë, shënojnë 114-vjetorin e Pavarësisë
Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u dhurua, u arrit me përpjekje brezash
Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”
Sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndalohen tre persona
Nga 1 janari 2027 lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve për kosovarët në Itali
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Arkivat shqiptare në shërbim të dokumentimit të krimeve të Serbisë në Kosovë
Mitrovica nderon Adem Ademin, pas më shumë se dy dekadash pritjeje për familjen