Prishtinë, 27 tetor 2026 07:36
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Rezoluta kërkon themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar përgjegjësitë institucionale në rastin e Zekajt, përfshirë trajtimin e denoncimeve dhe zbatimin e masave mbrojtëse.
Ndër masat e parapara janë krijimi i qendrave shtetërore për strehimin e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës, forcimi i ndihmës juridike falas, programet edukative për parandalimin e dhunës dhe shërbimet psikosociale për personat me histori të dhunshme.
Po ashtu, kërkohet ndryshimi i legjislacionit për përcaktimin e femicidit si vepër të veçantë penale, krijimi i një njësie të specializuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e dhunës digjitale dhe themelimi i qendrave për viktimat e dhunës seksuale.
Rezoluta parasheh që brenda 72 orëve të verifikohen rastet aktive me rrezik të lartë dhe të ndahen statistikat për dhunën në familje, me qëllim hartimin e një udhëzuesi të përbashkët për trajtimin e rasteve.
Gjatë seancës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kritikoi deputetët që nuk qëndruan në sallë për të votuar, duke theksuar se nuk ka kuptim të bëhen akuza dhe të mos merret pjesë në votim.

Kurti kërkon veprime brenda 72 orëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Haxhiu kërkon llogaridhënie për mosveprimet institucionale në rastin e Arlindës
Emri i ri në dosjen e sulmit terrorist në Banjskë: Stefan Raduloviq
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktakuzë ndaj S.R. për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë
Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, autorizohet edhe hetimi institucional
Rezolutë për dhunën ndaj grave, kërkohet hetim parlamentar për rastin Zekaj
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Pas humbjes së Vuçiqit, Kamberi kërkon nga Lista Studentore njohjen e realitetit të Kosovës
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK