Prishtinë, 26 tetor 2026 13:54
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 16:00, një seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Seanca është thirrur pas vrasjes së Zekajt, ndërsa në fokus pritet të jetë përgjegjësia institucionale dhe veprimet e ndërmarra para ngjarjes tragjike.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në seancë do të propozohet edhe formimi i një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në këtë rast.
Sipas Nagavcit, qëllimi është të përcaktohet përgjegjësia në të gjitha hallkat institucionale dhe të shqyrtohet nëse ka pasur dështime në trajtimin e kërkesave të viktimës për mbrojtje.
Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha pasi, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, Zekaj kishte kërkuar mbrojtje dhe vetëm dy ditë para vrasjes ishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj për kanosje në kuadër të marrëdhënies familjare. Gjykata kishte lëshuar edhe urdhërmbrojtje për gjashtë muaj.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert (Sylejman) Sylajn, i dyshuar për vrasjen, dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të trajtojë edhe çështjen e përgjegjësisë së zyrtarëve dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar raste të ngjashme.

Aktakuzë ndaj S.R. për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë
Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, autorizohet edhe hetimi institucional
Ujmani më i hapur dhe më i bukur pas rrënimit të objekteve pa leje (Video)
Shtyhet seanca ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan
Kosova prin në rritjen ekonomike në rajon
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Kuçi: Humbja e Vuçiqit mund të hapë një kapitull të ri për politikën e Serbisë ndaj Kosovës