Prishtinë, 26 tetor 2026 11:15
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për mënyrën se si janë trajtuar nga institucionet rastet e raportuara më herët nga Arlinda Zekaj, e cila u privua nga jeta më 25 tetor në Pejë.
Në kuadër të kompetencave ligjore, Kryeprokurori i Shtetit ka autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga institucionet në lidhje me rastet ku viktimë kishte qenë Zekaj.
Ndërkohë, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i detajuar me shkrim për kronologjinë e trajtimit të rasteve.
Raporti duhet të përfshijë të dhënat për personat e raportuar, cilësimin juridik të rasteve, prokurorët kujdestarë dhe ata që i kanë trajtuar rastet, veprimet procedurale të ndërmarra dhe kohën e realizimit të tyre, si dhe vendimet e nxjerra dhe arsyetimet përkatëse.
Po ashtu, kërkohet të shqyrtohet vlerësimi i rrezikut dhe masat e kërkuara apo të ndërmarra për mbrojtjen e viktimës, komunikimi me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, si dhe trajtimi i shkresës së viktimës të datës 22 tetor 2026.
Përveç Prokurorisë, edhe Inspektorati Policor i Kosovës është ngarkuar që të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga Zekaj në Policinë e Kosovës.
Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, do të shqyrtohet mënyra e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve, si dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë.
Qëllimi është vlerësimi i ligjshmërisë së veprimeve institucionale dhe identifikimi i përgjegjësisë eventuale individuale apo institucionale.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se, në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga zyrtarët përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.
Institucionet kanë paralajmëruar se pas analizimit të dokumentacionit dhe raporteve do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë eventuale lidhur me trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt.

Ujmani më i hapur dhe më i bukur pas rrënimit të objekteve pa leje (Video)
Shtyhet seanca ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan
Kosova prin në rritjen ekonomike në rajon
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Kontrabanda nën shënjestër në veri, institucionet intensifikojnë aksionet kundër veprimtarive ilegale
Presidentja kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, autorizohet edhe hetimi institucional
Kuçi: Humbja e Vuçiqit mund të hapë një kapitull të ri për politikën e Serbisë ndaj Kosovës
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, në garë për të tretin