Prishtinë, 26 tetor 2026 19:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndërhyrje urgjente institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme, përmes strukturave kompetente të Policisë, brenda 72 orëve të bëjë rishikimin urgjent të rasteve aktive me rrezik të lartë.
Sipas kërkesës së tij, për secilin rast duhet të dokumentohen masat e sigurisë, të përcaktohet zyrtari përgjegjës për ndjekjen e rastit dhe të shqyrtohet bashkërendimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, përfshirë zbatimin e urdhrave mbrojtës dhe reagimin ndaj alarmeve të mbikëqyrjes elektronike.
Kurti ka kërkuar gjithashtu nga Ministria e Drejtësisë që, brenda të njëjtit afat, të përgatisë një raport të detajuar për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Zekajt.
“Brenda 72 orëve, Ministria e Drejtësisë të vijë me raport të detajuar që zbardh gjithë reagimin ose mosreagimin e secilës hallkë të zinxhirit institucional në këtë rast”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka theksuar se gjatë këtij viti janë vrarë tetë gra dhe ka kërkuar debat publik për mënyrën se si institucionet dhe shoqëria i trajtojnë gratë që kërkojnë shkurorëzim, pavarësi dhe të drejtat e tyre pronësore.
Kërkesat e Kurtit vijnë një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë. Për rastin janë ngritur edhe shqetësime për veprimet institucionale, ndërsa Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për trajtimin e rasteve të saj dhe ka autorizuar verifikime nga Inspektorati Policor.

Haxhiu kërkon llogaridhënie për mosveprimet institucionale në rastin e Arlindës
Emri i ri në dosjen e sulmit terrorist në Banjskë: Stefan Raduloviq
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktakuzë ndaj S.R. për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë
Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, autorizohet edhe hetimi institucional
Ujmani më i hapur dhe më i bukur pas rrënimit të objekteve pa leje (Video)
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit