Prishtinë, 26 tetor 2026 11:43
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.R., i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e 24 shtatorit 2023 ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.R., për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Sipas aktakuzës, më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, S.R. dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, së bashku me persona të tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024.
Sipas Prokurorisë Speciale, sulmi është kryer nga një grup terrorist i strukturuar dhe i armatosur rëndë.
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryeprokurori kërkon raport për rastet e Arlinda Zekajt, autorizohet edhe hetimi institucional
Ujmani më i hapur dhe më i bukur pas rrënimit të objekteve pa leje (Video)
Shtyhet seanca ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan
Kosova prin në rritjen ekonomike në rajon
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Kontrabanda nën shënjestër në veri, institucionet intensifikojnë aksionet kundër veprimtarive ilegale
Kuçi: Humbja e Vuçiqit mund të hapë një kapitull të ri për politikën e Serbisë ndaj Kosovës
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj