Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja për shkak të gjyqtarit Llaban
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën për interpretim kushtetues lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese caktoi gjyqtarin Radomir Laban si raportues të çështjes.
Në deklaratën e saj, Osmani tha se gjyqtari Laban është përmendur në raportet e institucioneve të sigurisë si person që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues në vitet 2018, 2021 dhe 2024. Ajo theksoi se këto informacione i janë përcjellë më herët edhe vetë Gjykatës Kushtetuese.
“Caktimi i një gjyqtari me të tilla akuza në një rast kaq të ndjeshëm është i papranueshëm dhe cenon besueshmërinë e institucionit,” tha Osmani, duke shtuar se gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë dhe meritave të një kërkese.
Ajo kritikoi edhe mënyrën e ndarjes së rasteve në Gjykatë, duke theksuar se kryetari ka diskrecion të plotë për caktimin e gjyqtarëve, çka sipas saj e bën edhe më problematike këtë vendim.
Presidentja kujtoi se edhe Ministria e Drejtësisë kishte refuzuar më parë emërimin e Labanit si noter për shkak të të njëjtave raporte të sigurisë.
“Tërheqja e kërkesës ishte e domosdoshme për të mbrojtur integritetin e procesit kushtetues,” përfundoi Osmani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj