Prishtinë, 5 Gusht 2025
MPJD reagon pas arrestimit të Behar Preniqit nga autoritetet serbe.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të qytetarit kosovar Behar Preniqi nga autoritetet serbe, duke shprehur shqetësimin e thellë për rritjen e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara ndaj qytetarëve të Kosovës.
Sipas MPJD-së, arrestimi i Preniqit në pikën kufitare Batrovci (mes Kroacisë dhe Serbisë) përbën edhe një shembull tjetër të praktikave destruktive të Serbisë, që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut.
“Rasti i Behar Preniqit është dëshmi e qartë e qasjes së papranueshme të autoriteteve serbe. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, menjëherë pas kontaktit me familjen, është angazhuar përmes kanaleve diplomatike për të siguruar informacione të sakta mbi arrestimin,” thuhet në reagimin e MPJD-së.
Ministria ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse ka dërguar një kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit dhe për sqarimin e arsyes së ndalimit. Rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i BE-së në Serbi dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.
Në rast të caktimit të masës së paraburgimit dhe nisjes së një procedure penale, Zyra Ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar vizitë zyrtare në vendin e ndalimit.
MPJD njëherësh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Po ashtu, Ministria ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë fuqishëm dhe me vendosmëri ndaj këtyre praktikave represive të Serbisë, të cilat bien ndesh me parimet dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, OVL-UÇK ka konfirmuar se Behar Preniqi, i arrestuar mbrëmë nga autoritetet serbe, nuk ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj