Prishtinë, 23 tetor 2026 13:29
Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë për herë të parë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë, të organizuar në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate.
Trajnimi, i zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, është përmbyllur me një marshim taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit janë përballur me sfida që kanë vënë në provë qëndrueshmërinë e tyre fizike dhe mendore, aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe vendimmarrjen në rrethana të vështira.
Përveç pjesëtarëve nga Kosova dhe Kroacia, në trajnim kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare.
Sipas FSK-së, pjesëmarrja në këtë trajnim krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave, avancimin profesional të pjesëtarëve të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Kroacinë dhe vendet e tjera partnere.
FSK-ja ka theksuar përkushtimin për zhvillimin e lidershipit ushtarak, ngritjen e profesionalizmit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim përmbushjen sa më efektive të misionit të saj.

Gjenerata e re e mbrojtjes së Kosovës, FSK me rekrutë të rinj
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
FSK-ja forcon bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë
Kosova rikthehet si “kartë” e nacionalizmit në fushatën serbe
Hasani: Bashkimi i votës shqiptare mund të sjellë deri në katër mandate
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë