Prishtinë, 23 tetor 2026 12:34
Kosova është rikthyer në qendër të retorikës politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.
Në një analizë të autorëve Arben Fetoshi dhe Gjon Culaj thuhet se çështja e Kosovës po përdoret sërish për mobilizimin e elektoratit dhe si pjesë e narrativave nacionaliste të aktorëve të ndryshëm politikë.
Një nga deklaratat më të bujshme ishte ajo e ministrit të Brendshëm serb dhe liderit të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në një tubim në Rashkë deklaroi se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”.
Autorët e shohin këtë deklaratë si tregues të vazhdimit të retorikës së ashpër ndaj Kosovës, duke e vënë në pikëpyetje edhe diskursin e Beogradit për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Kosova është përfshirë edhe në përplasjet mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kundërshtarëve të tij politikë. Vuçiq ka akuzuar Listën Studentore se do ta njohë Kosovën dhe do t’i vendosë sanksione Rusisë, ndërsa pjesë të opozitës serbe kanë folur për “rikthimin e Kosovës”.
Në të njëjtën kohë, Rusia ka vazhduar të shfaqë mbështetje për qëndrimet e Beogradit, përfshirë përmes deklaratave se “Kosova është Serbi”.
Sipas Fetoshit dhe Culajt, këto qëndrime tregojnë se çështja e Kosovës mbetet një pikë e përbashkët në diskursin e aktorëve të ndryshëm politikë në Serbi, pavarësisht përplasjeve të tyre të brendshme.
Analiza ngre gjithashtu shqetësime për procesin e normalizimit Kosovë-Serbi, duke argumentuar se deklaratat kërcënuese dhe mungesa e llogaridhënies për rastin e Banjskës ndikojnë në besueshmërinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në përfundim, autorët theksojnë se ndryshimi i mundshëm politik në Beograd nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës, pasi narrativa nacionaliste për të vazhdon të jetë e pranishme edhe te një pjesë e opozitës dhe Lista Studentore.

Hasani: Bashkimi i votës shqiptare mund të sjellë deri në katër mandate
Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, Fetoshi: Presion ndaj votuesve dhe mobilizim elektoral në Kosovë
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë
Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së
FSK-ja forcon bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë
Kosova rikthehet si “kartë” e nacionalizmit në fushatën serbe
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë