Prishtinë, 23 tetor 2026 10:53
Njohësi i zhvillimeve politike, veçanërisht në Luginën e Preshevës, profesori Faik Hasani, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 25 tetor, dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”.
Hasani vlerëson se bashkimi i subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët krijon mundësi për forcimin e përfaqësimit në Parlamentin e Serbisë dhe për adresimin e problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ai thekson se mobilizimi qytetar dhe ruajtja e votës deri në certifikimin e rezultateve janë të rëndësishme për maksimizimin e votës shqiptare.
Sipas Hasanit, në rast të mbështetjes së gjerë popullore, “Koalicioni Shqiptar” mund të synojë nga tri deri në katër mandate parlamentare.
Ai veçon si çështje prioritare ndaljen e pasivizimit të adresave, trajtimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e identitetit e dinjitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, Fetoshi: Presion ndaj votuesve dhe mobilizim elektoral në Kosovë
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë
Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së
O’Brennan: Serbia nuk është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë
Hasani: Bashkimi i votës shqiptare mund të sjellë deri në katër mandate
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
Gjenerata e re e mbrojtjes së Kosovës, FSK me rekrutë të rinj