Prishtinë, 23 tetor 2026 07:05
Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të zgjerojë kapacitetet e saj me përfshirjen e rekrutëve të rinj, të cilët sot do të japin betimin në një ceremoni zyrtare në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ceremonia e betimit do të nisë në orën 15:00 dhe do të mbledhë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, përfshirë oficerë dhe nënoficerë.
Përfshirja e gjeneratave të reja në radhët e FSK-së përbën një nga elementet e rëndësishme të zhvillimit të kapaciteteve njerëzore të forcës, në kuadër të procesit të transformimit dhe rritjes së kapaciteteve të saj.
Betimi shënon edhe fillimin e një etape të re për rekrutët, të cilët zotohen se do t’i përmbushin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në shërbim të vendit.
Ceremonitë e tilla janë pjesë e procesit të përfshirjes së personelit të ri në FSK, duke synuar forcimin e strukturës njerëzore dhe rritjen e kapaciteteve për përmbushjen e misionit të saj.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Kontrabanda nën shënjestër në veri, institucionet intensifikojnë aksionet kundër veprimtarive ilegale
Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
Presidentja kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara