Prishtinë, 23 tetor 2026 08:35
Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar një letër të gjetur gjatë luftës, e cila mban emrin dhe nënshkrimin e doktorit Bojan Mihajlović dhe u drejtohej ushtarëve serbë. Përmbajtja e saj përfshin gjuhë urrejtjeje dhe një shprehje që dehumanizon shqiptarët.
Sipas institutit, letra ishte gjetur nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një hapësirë ku më parë kishin qëndruar forcat serbe.
Dokumenti u filmua më 23 prill 1999 në Karaullë nga reporteri Paul Refsdal, duke ruajtur një dëshmi të shkruar të gjuhës së përdorur ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Në letrën që mban emrin e Bojan Mihajloviqit shkruhet:
“Vetëm edhe diçka të të them, patjetër kur të vish, sille prej andej një kufomë shqiptari, që t’ia varë gomën në qafë, sepse tani nuk ka asnjë skelet.”
Publikimi i këtij dokumenti rikthen vëmendjen te dëshmitë që dokumentojnë gjuhën e urrejtjes dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë.
Letra, e dokumentuar në prill të vitit 1999, mbetet një material që mund të shërbejë për dokumentimin dhe studimin e dëshmive të periudhës së luftës.

Kontrabanda nën shënjestër në veri, institucionet intensifikojnë aksionet kundër veprimtarive ilegale
Presidentja kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
Mbrojtja e Kadri Veselit e ndërpret kontratën me dy avokatë
Aksion kundër kontrabandës në veri: Sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Daçiqit, kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
Gjenerata e re e mbrojtjes së Kosovës, FSK me rekrutë të rinj