Prishtinë, 19 tetor 2026 07:01
Kikboksierët kosovarë, Nart Kastrati dhe Art Dulaj, kanë fituar dy medalje në Kupën Botërore WAKO, e cila u zhvillua nga 13 deri më 18 tetor në Tashkent të Uzbekistanit.
Nart Kastrati u shpall nënkampion i garës, duke fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 81 kilogramë, pasi arriti në finale. Ndërkaq, Art Dulaj fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë.
Në këtë garë morën pjesë mbi 2 mijë e 530 sportistë dhe anëtarë delegacionesh nga më shumë se 48 shtete.
Kosova u përfaqësua nga një delegacion prej tre anëtarësh, i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me Kastratin dhe Dulajn.
Makolli e vlerësoi suksesin e dy sportistëve, duke theksuar se medaljet kanë rëndësi të veçantë pasi u fituan në Uzbekistan, shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Me këto rezultate, Kastrati dhe Dulaj i kanë sjellë Kosovës dy medalje nga një prej garave të rëndësishme ndërkombëtare të kikboksit.

Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kastrati dhe Dulaj i sjellin Kosovës dy medalje nga Kupa Botërore
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare