Prishtinë, 15 tetor 2026 06:47
Arabia Saudite thotë se ka zmbrapsur sulme të reja me raketa të Huthive. Në Jemen, luftimet po shkaktojnë viktima dhe zhvendosje të civilëve. SHBA-ja shqyrton mundësinë e sulmeve ajrore kundër kryengritësve.
Autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë se mbrojtjet ajrore të vendit kanë ndaluar sulme të reja me raketa balistike ndaj kryeqytetit Riad, si dhe ndaj caqeve tjera në vend. Gjithashtu ka njoftime se kryengritësit e grupit Jemenit Ansar Allah, të njohur si Houthi, përsëri tentuan të godasin aeroporte dhe infrastrukturë energjetike në pjesët tjera të vendit.
Sulmet e reja të Houthi-ve ndaj Arabisë Saudite vijnë në kohën kur luftimet përgjatë frontit në Jemen po intensifikohen me çdo herë më shumë njoftime për të zhvendosur dhe viktima civile. Sipas organizatave humanitare, si pasojë e luftimeve të javëve të kaluara, rreth 800 000 civilë kanë mbetur pa ushqim dhe janë tani të izoluar nga çfarëdo mundësie e ndihmave. Njëkohësisht kryqi i kuq ndërkombëtar ka raportuar se numri i personave të plagosur që po arrijnë nga fronti është pa-precedent duke dëshmuar kështu intesifikimin e përleshjeve mes kryengritësve dhe forcave qeveritare , të cilat po shënojnë suksese.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donlad Trump, përmes rrjeteve sociale, tha se Houthi-t janë duke e sulmuar Arabinë Saudite me qëllim të nxitjes së rritjes së mëtejme të çmimeve të naftës mu para zgjedhjeve të Nëntorit në SHBA Këto komente vijnë një ditë pasi që Trump ju tha gazetarëve që shtetet e bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që ti bashkëngjitën sulmeve ajrore kundër caqeve të Houthi-ve por, deri me tani, nuk është marrë asnjë vendim.

Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Vuçiqit i pengon ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës
Lufta kundër krimit të organizuar, shtatë persona përballen me aktakuzë
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Përshkallëzohen luftimet në Jemen