Prishtinë, 28 shtator 2026 20:22
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Agron Limani, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, njëri nga Klina dhe tjetri nga Istogu.
Limani është shprehur se për identifikimin e tyre është pritur prej mujash dhe se javën tjetër do të informohen familjet e tyre.
Ai ka theksuar se këta dy persona, mbetjet e të cilëve janë identifikuar, nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, gërmime për të cilët u bënë së fundmi në Zubin-Potok.
“Javën e kaluar kemi pranuar dy raporte për dy identifikime të reja, por nuk i përkasin grupit të 23 intelektualëve. Familjarët nuk janë njoftuar ende, sepse është edhe një procedurë. Njëri është në Klinë, njëri në Istog. Është pritur koxha për identifikimin e tyre, prej muajsh është pritur për këto raporte. Besoj javën që vjen do të informohen familjet për këto verifikime. Nuk kemi informacion për zonën e veriut se a do të bëhen gërmime të tjera”, ka thënë Limani.
Sa i përket mbetjeve mortore të cilat u gjetën në Zubin-Potok, tri prej të cilave u identifikuan se i përkasin tre prej 23 personave të cilët ishin pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, Limani ka thënë se për pjesën tjetër të identifikimit do të duhet kohë, sepse në lokacionit e parë dhe të tretë, trupat nuk kanë qenë komplet.
“Me gjasë do të marrë kohë, sepse këto tri identifikimet e reja kanë qenë tek lokacioni që është quajtur lokacioni i dytë në Jabukë dhe aty trupat kanë qenë komplet. Te lokacioni i parë në Kalludër dhe ai i tretë, trupat për fat të keq kanë qenë jokomplet dhe pavarësisht që janë dërguar 29 mostra për këta trupa, duket që do të marrë kohë. Ndodhë jo rrallë herë që për një person dërgohen disa mostra ndërsa për personin tjetër asnjë. Nuk mund ta parashikojmë se kur mund të identifikohen”, ka deklaruar Limani.
Limani ka bërë të ditur gjithashtu se aktualisht po bëhen gërmime në një fshat të Skënderajt për një person të zhdukur, por që zbulimi sipas Limanit është paksa i vështirë për shkak të terrenit.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim