Beograd, 04 Gusht 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një fjalim të mbajtur të dielën, ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve, ndër të tjera lidhur me Kosovën.
“Tre vjet e gjysmë më parë patëm zgjedhje në veri të Kosovës dhe ata i njohën zgjedhjet me pjesëmarrje prej 2.5 për qind. Dhe kjo ishte sundimi i ligjit dhe demokracia. Turp për ju, kopilë”, tha Vuçiq në fjalim.
Ai pretendoi se në Moldavi i ishte thënë se “s’do të pranohen kurrë rezultatet e zgjedhjeve lokale në komunat veriore dhe se do të kishte zgjedhje të tjera në të cilat do të fitonin serbët”.
“Më çuat në Moldavi për të më thënë – jo, jo, ne nuk e pranojmë këtë. Evropa e lirë perëndimore s’do ta pranojë kurrë këtë. Vetëm keni durim, z. president, prisni pak sa të kalojë koha, do të kemi zgjedhje të reja në të cilat do të fitojnë serbët, të cilët janë shumicë”, tha Vuçiq. “A u zhvilluan zgjedhje? Jo. Pushtuesit i kanë menaxhuar ato komuna për katër vjet. Ata gjetën disa shërbëtorë serbë, ashtu siç i gjetën nazistët në vitin 1941, ashtu siç i kishin austriakët…Gjithmonë ka të tillë midis serbëve, por është një numër i vogël”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj