Prishtinë, 20 shtator 2026 18:29
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjithsej 81 vjet burgim.
Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin austriak, duke mbajtur flamuj kombëtarë kuqezi dhe flamuj me logon e UÇK-së, si dhe parulla me mbishkrimet “Liria Ka Emër”, “Liri për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, për krime lufte.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera, përfshirë Nju Jorkun, Kanadanë, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës