Prishtinë, 15 shtator 2026 10:20
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovës ku ishin vrarë 370 civilë. Shkak u bë mungesa e tre avokatëve.
Seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk u mbajt për shkak të mungesës së tre avokatëve të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Sipas gjykatës, njëri prej avokatëve kishte harruar datën e seancës, një tjetër kishte licencën e pezulluar, ndërsa avokati i tretë mungoi për arsye shëndetësore.
Gjykata e caktoi seancën e radhës për 25 shtator 2026.
Prokuroria Speciale kishte ngritur në dhjetor 2023 aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, të cilët ndodhen në arrati. Ata akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile, përfshirë vrasje, dëbime, torturë dhe shkatërrim të pasurisë gjatë vitit 1999.
Sipas aktakuzës, në Mejë dhe fshatrat përreth u vranë gjithsej 370 civilë shqiptarë.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000