Prishtinë, 14 shtator 2026 18:53
Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook. Ai ka njoftuar se për vendimin e tij ka informuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sejdiu ka thënë se vendimi për tërheqjen nga gara ka ardhur për shkak të mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, si dhe për shkak të zhvillimeve politike që, sipas tij, e kanë devijuar procesin.
“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President i Republikës së Kosovës dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sejdiu.
Tërheqja e tij vjen në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është përballur me zhvillime dhe përplasje politike.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000