Prishrinë, 14 shtator 2026 08:02
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se, “Kosova blindohet” në prag të vendimit të Hagë.
Sipas një njoftimi sqarues, policia thekson “në funksion të informimit të saktë dhe parandalimit të ndonjë keqinformimi të mundshëm të opinionit, përmes shkrimeve të cilat po qarkullojnë në disa portale të ndryshme ku shkruhet se kinse, Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin, sqaron se; hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”.
“Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe me gjërë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, shkruhet në njoftim.
Sipas policisë, në raste të tilla, sikurse edhe në rastin e marshit solidarizues paqësor të datës 12 shtator 2026, dhe në tubime apo aktivitete të ndryshme, masat planifikohen në funksion të menaxhimit të sigurt të tubimeve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, qarkullimit të trafikut rrugor si dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktiviteteve.
“Në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve policore merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë edhe nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese”, njofton Policia.
Lexo po ashtuVetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në KosovëSipas policisë, këto janë masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm në opinion.
Ndryshe, në media u raportuar se Policia e Kosovës ka hartuar një plan të gjerë operacional për 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit