Prishtinë, 10 shtator 2026 09:58
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës, me nëntë vota për dhe një kundër.
Kaçiu u zgjodh me 9 vota për dhe një kundër.
Mandati i kryetarit do të jetë 5-vjeçar.
Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të kryetarit të Gjykatës Administrative ka nisur në mbledhjen e sotme të KGJK-së, ku janë shqyrtuar kandidaturat dhe rezultatet e vlerësimit.
Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, ka bërë të ditur se për këtë pozitë në garë ishin Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, Kaçiu kishte arritur 74 pikë, duke kaluar pragun minimal prej 70 pikësh.
Ndërkaq, kandidatja Liridona Ajeti-Kajtazi nuk kishte arritur ta kalonte pragun minimal të përcaktuar prej 70-pikësh dhe, për këtë arsye, nuk ishte rekomanduar për procedim në votim.
Bytyqi kishte propozuar që Kaçiu, pasi kishte kaluar pragun e përcaktuar, të procedohej për votim, ndërsa Ajeti-Kajtazi të mos rekomandohej.
Në votimin e zhvilluar më pas, KGJK-ja e ka zgjedhur Kaçiun në krye të Gjykatës Administrative me nëntë vota për dhe një kundër.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit