Prishtinë, 09 Shtator 2026 08:10
Disa persona që thonë se janë serbë dhe se po luftojnë në anën e Rusisë në Ukrainë janë shfaqur në disa video-incizime duke dërguar mesazhe kërcënuese për Kosovën dhe duke paralajmëruar se “së shpejti” do të vijnë nga fronti.
Videot janë shpërndarë nga Bojan Kalakoviq, ndërsa në njërën prej tyre përmendet edhe Daut Haradinaj (David) nofka që e ka pasur në luftë gjatë vitit 1998-99. Në pamjet e publikuara shihen disa persona, ndërsa njëri prej tyre flet para kamerës dhe një tjetër prezantohet si rus. Ata thonë se ndodhen në një zonë lufte.
“Po përgatitemi për Kosovën e shenjtë, të shohim çfarë do të ndodhë kur të vijmë atje nga ky front. Siç thonë, gjithçka do të jetë Rusi, vetëm Kosova Serbi. Na prisni, së shpejti po vijmë dhe atëherë do të shohim kush jeni ju e kush jemi ne”, dëgjohet duke thënë njëri prej tyre.
Në video u dërgohen përshëndetje serbëve në Serbi, Republikën Srpska dhe Kosovë, si dhe atyre që, sipas tyre, i mbështesin luftëtarët serbë që ndodhen në anën ruse.
“Besoni, nuk do të ju zgjas edhe shumë ju që ruani bizneset tuaja të vogla, që e mbështesni atë Vuçiq dhe atë bandë që po e shkatërron edhe Serbinë, edhe popullin serb. Tradhtar më të madh nuk kemi pasur”, deklaron ai.
Në fund të një prej incizimeve dëgjohet edhe thirrja: “Serbia dhe Rusia, vëllezër përgjithmonë”.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit