Prishtinë, 8 shtator 2026 07:26
Lufta hibride dhe ndikimi përmes informacionit po shndërrohen në një prej sfidave të rëndësishme të sigurisë për Kosovën.
Në episodin e radhës të The Geotalks, eksperti i sigurisë Drizan Shala analizon mënyrat përmes të cilave Serbia, sipas tij, tenton të ndikojë në Kosovë përmes propagandës, dezinformimit, rrjeteve të ndikimit dhe operacioneve informative.
Shala flet për mënyrën se si ndërtohen narrativat dezinformuese, si shpërndahen ato përmes platformave të ndryshme dhe çfarë ndikimi mund të kenë në opinionin publik dhe në sigurinë e Kosovës.
Në fokus të bisedës janë edhe zhvillimet e fundit që kanë rikthyer në vëmendje çështjet e spiunazhit dhe të ndikimit serb, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si këto forma të ndërhyrjes mund të përdoren krahas instrumenteve tradicionale politike dhe të sigurisë.
Një prej temave kryesore të diskutimit është koncepti i luftës hibride – një përballje që nuk zhvillohet vetëm përmes mjeteve ushtarake apo incidenteve në terren, por edhe përmes kontrollit të narrativës, manipulimit të informacionit dhe përpjekjeve për të ndikuar në perceptimin e qytetarëve.
Në këtë kontekst, Shala analizon se sa reale është kërcënimi i luftës hibride ndaj Kosovës, cilat janë mekanizmat e ndikimit dhe sa e përgatitur është shoqëria dhe institucionet e Kosovës për t’u përballur me këtë formë të re të konfliktit.
A po përballet Kosova me një luftë që zhvillohet jo vetëm në terren, por edhe në hapësirën e informacionit?

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit