Leposaviq, 07 Shtator 2026 12:42
Radoica Radomiroviq nga Leposaviqi (ish-zëvendësministër për komunitete dhe kthim), një nga miqtë e ngushtë të Milan Vukashinoviqit të cilit iu organizua pritë për të rënë nv duart e BIA-s serbe, u deklarua për ‘Veritasinfo”, pasi u ngrit aktakuza nga ana e Prokurorisë së Kosovës kundër Vidosav Mitroviqit.

Portali “Veritasinfo” ka siguruar tekstin e publikuar, të cilin po e publikojmë të plotë: “Fillimi i gjyqit për tentativën e vrasjes së Milan Vukashinoviqit dhe zbulimi i logjistikës së sulmit. Po informoj publikun se gjyqi për tentativën e vrasjes së Milan Vukashinoviqt më në fund ka filluar. Këto ditë mediat vendase raportuan ngushtë dhe sipërfaqësisht lajmin se procesi gjyqësor kundër të dyshuarve për këtë akt brutal ka filluar. Megjithatë, publiku duhet ta dijë të vërtetën e plotë. Falë punës profesionale dhe të përkushtuar të Policisë së Kosovës, sot kemi të dyshuar në bankën e të akuzuarve që kontribuan në kryerjen e krimit. Kjo konfirmon atë që pohova që në fillim – Milani kishte një konflikt thjesht personal me policinë lokale nën kontrollin e Beogradit dhe Listës Serbe”, pohon Radomiroviq.

Tutje ai thekson se atë 1 nëntor të pafat, Milani u ndoq nga afër nga Vidosav Mitroviq (besojmë se nuk ishte vetëm).
“Ai e informoi zyrtarin e BIA-s, (të njohurin me nofkën “Miloš Obilić” nga veriu), duke i dërguar një foto si provë se Milani shkoi në takimin e planifikuar me një të caktuar… Daki nga Lukovska Banja. Ky ishte sinjali për një pritë. Pas të shtënave me armë zjarri ndaj Milan Vukashinoviqit, në skenë hyn i ashtuquajturi gjeneral Branislav Mitroviq, dhe pastaj xhaxhai i të arrestuarit Vidosav Mitroviq – i cili i njofton nipit të tij se “misioni është kryer” dhe se festimi mund të fillojë…”
Radomiroviq pohon se personalisht e njeh Vidosav Mitroviqin, andaj edhe e pranoi si tronditje të thellë kur mësoj se një burrë i pjekur u bashkua në një krim kaq monstruoz kundër Milanit, i cili kurrë nuk i ka bërë dëm askujt, absolutisht askujt.
“Ky regjim fashist, pasi dështoi ta likuidonte fizikisht Milanin, tani vazhdon të kërcënojë jetën e këtij burri të plagosur rëndë në të gjitha mënyrat e mundshme. Mjekët dhe gjyqësori në Serbinë qendrore dhanë kontributin e tyre vetëmohues në këtë ndërmarrje të zgjatur kriminale: ish-kreu i Qendrës Klinike të Nishit, dr. Zoran Petrushiq, kryetarja e gjykatës në Prokuplje, Gordana Gjuriq, si dhe gjyqtari Nebojsha Milosavljeviq. Krimi kundër Milanit dhe më gjerë zgjat, por e vërteta nuk mund të fshihet. Në postimet e mia të mëtejshme, do të shkruaj më gjerësisht për rolin e bashkëpunëtorit të BIA-s, si dhe për aktakuzën e sajuar që u ngrit në Serbi kundër vetë viktimës, Milan Vukashinoviq. “Është krim të heshtësh”, deklaroi Radojica Radomiroviq në njoftimin e tij.

Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim