Prishtinë, 4 shtator 2026 14:18
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz.
Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.
“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës ta vlerësojë aktakuzën dhe provat e paraqitura në të.
Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar, me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.
Ndërsa prokurori Valdet Gashi ka thënë se aktakuza është ngritur pas një pune disavjeçare të Prokurorisë. Ai e ka cilësuar rastin si shumë kompleks.
“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin Prekaz i Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharëve”, është shprehur Gashi.
Ai ka thënë se, bazuar në provat materiale dhe personale, kanë arritur t’i identifikojnë 35 të pandehur, të cilët, sipas tij, u përkasin pozitave të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe.
“Gjithashtu është arritur të vërtetohet saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në këtë sulm, pozicioni ku kanë sulmuar ata, aktivitetet e secilit të pandehur, arsenali i armatimit që është përdorur dhe dëmet që janë shkaktuar si në njerëz, ashtu edhe në pasuri”, është shprehur Gashi.
Ai ka thënë se gjatë hetimeve është zbuluar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve kishte persona nga mosha pesëvjeçare, gra dhe të moshuar.

Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje