Prishtinë, 4 shtator 2026 13:39
kuadër të Javës së Nënës Terezë, e cila këtë vit i kushtohet temës së bamirësisë, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren ka hapur dyert për promovimin e punimeve artistike të grave nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan.
Nisma synon promovimin e humanizmit dhe bamirësisë, ndërsa në aktivitet është përfshirë edhe Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, raporton KosovaPress.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi, tha se trashëgimia e Nënës Terezë lidhet ngushtë me humanizmin dhe bamirësinë. Sipas saj, ekspozita e punimeve të grave nga Qendra Korrektuese i jep një dimension të veçantë kësaj vlere.
“Humanizmi dhe bamirësia ishin në themel të kësaj vepre dhe mbeten ndër veprat më të rëndësishme që lidhen me trashëgiminë e Nënë Terezës. Për këtë arsye, përvjetori i ndarjes së saj nga jeta është edhe një moment për të reflektuar mbi mënyrën se si kjo trashëgimi ruhet, përcillet dhe merr kuptim në shoqërinë e sotme. Në këtë drejtim, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren ka një rol të veçantë. Përtej ruajtjes së procesit dhe dokumentimit të jetës dhe veprës së saj, ai krijon një hapësirë për edukim, interpretim dhe promovim të vlerave që ajo përfaqëson. Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të rëndësishëm institucional. Sot, Muzeu krijon hapësirë edhe për një tjetër dimension të rëndësishëm të kësaj trashëgimie: atë të bamirësisë dhe humanizmit. Përmes punimeve artistike të krijuara nga gratë e Qendrës Korrektuese për Femra dhe Fëmijë, kjo ekspozitë e vendos artin në një hapësirë ku ai mund të shërbejë edhe si mundësi për shprehje, krijimtari dhe reflektim. Në këtë drejtim, tema e bamirësisë merr një dimension më të gjerë. Atë të kujdesit për fshirjes dhe respektit për dinjitetin njerëzor. Këto janë vlerat që kanë rëndësi jo vetëm si pjesë e trashëgimisë së Nënë Terezës, por edhe në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më humane sot”, tha ajo.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se vlerat që promovohen përmes kësaj veprimtarie janë më të mëdha sesa vetë aktiviteti. Ai theksoi edhe rëndësinë e Muzeut të Nënës Terezë në promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit.
“Veprimtaria dhe puna është shumë më e madhe sesa në fakt kjo politika që po japim sot. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të jemi këtu, t’i promovojmë këto vlera, të dimë t’i çmojmë, të dimë t’i respektojmë, dhe është shumë mirë që kryeson ky muzeum këtu, sepse kompleton mozaikun kulturor të qytetit të Prizrenit. Është shumë e rëndësishme me ju njoftu, për ata që nuk e dinë, që shtatorja e Nënës Terezë do të vendoset karshi këtij muzeumi, më 28 nëntor, në bashkëpunim me Kishën Katolike, që është një element shumë i rëndësishëm, sepse po kompletohet edhe infrastruktura rreth këtij muzeumi, që promovon trashëgiminë tonë dhe trashëgiminë e cila e njeh humanizmin dhe bamirësinë si vlerë dhe konsideroj që kjo do të jetë një leksion për të gjithë ne, të jetë udhërrëfyes se në çfarë drejtimi duhet të ecim”, tha Totaj.
Nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan, Ylber Topalli tha se ekspozimi i punimeve u jep grave të dënuara mundësi që talentin e tyre ta shndërrojnë në mesazh shprese dhe në mundësi për një të ardhme ndryshe.

Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje