Prishtinë, 19 tetor 2026 14:32
Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit ka nisur të hënën me mbi 40 minuta vonesë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Arsyeja e vonesës ishte transporti i të akuzuarve. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, Tiana Viqentieviq dhe Dejan Viqentieviq, ndërsa dëshmitari i tretë, Teivon Bojeviq, mungon.
Në këtë rast akuzohen Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq. Dy vëllezërit Viqentijeviq ndodhen në paraburgim, ndërsa Dimoviq mbrohet në liri.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq dyshohet se kanë dëmtuar me qëllim infrastrukturën e kanalit, duke përdorur eksploziv, ndërsa Jovani përballet edhe me akuzën për spiunazh. Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Sipas aktakuzës, në sulm dyshohet se janë përdorur rreth 20 kilogramë eksploziv, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë infrastrukturë kritike të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si sulm terrorist. Ndërkaq, gjykimi ndaj të akuzuarve po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave. �
KOHA.net

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
59 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 34 policë
Radoiçiqi dhe të tjerët: Të kërkuarit nga Kosova që jetojnë të lirë në Serbi
Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
156 të lënduar në katër ditë protestash në Tiranë, situata qetësohet në mbrëmje
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Kastrati dhe Dulaj i sjellin Kosovës dy medalje nga Kupa Botërore