Prishtinë, 19 tetor 2026 08:21
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, nga ora 13:15, do të mbahet seanca gjyqësore në rastin e sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, që ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën e kanalit duke përdorur eksploziv, me qëllim të kryerjes së veprës penale të terrorizmit.
Në këtë rast akuzohet edhe Igor Dimoviq, i cili nuk ndodhet në paraburgim. Ndërkaq, dy vëllezërit Viqentijeviq vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Shpërthimi i nëntorit 2024 dyshohet se u krye me rreth 20 kilogramë eksplozivë, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë. Ngjarja ngriti shqetësime serioze për sigurinë e infrastrukturës jetike në Kosovë.
Autoritetet kosovare e cilësuan rastin si sulm terrorist, ndërsa ngritën pretendime për përfshirjen e Serbisë në këtë ngjarje.
Në shkurt të vitit 2026, të tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm para gjykatës. Procesi gjyqësor synon të shqyrtojë provat e Prokurorisë dhe pretendimet e mbrojtjes për të sqaruar përgjegjësinë penale të të akuzuarve.
Seanca e sotme është pjesë e procesit gjyqësor për zbardhjen e rrethanave të sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
59 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 34 policë
Radoiçiqi dhe të tjerët: Të kërkuarit nga Kosova që jetojnë të lirë në Serbi
Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
156 të lënduar në katër ditë protestash në Tiranë, situata qetësohet në mbrëmje
Pas 27 vjetësh pritjeje, Idriz Rrecaj rivarroset në tokën e Kosovës së lirë
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kastrati dhe Dulaj i sjellin Kosovës dy medalje nga Kupa Botërore
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi