Prishtinë, 3 shtator 2026
Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 31 gusht 2026, V.M., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për përfshirje në rastin e rrëmbimit dhe plagosjes së Milan Vukashinoviqit.
Ndaj V.M. është ngritur aktakuzë, ndërsa pas mbajtjes së seancës fillestare, çështja penale aktualisht ndodhet në fazën e kundërshtimit të provave. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit. Vendimi është marrë më 13 gusht 2026 dhe është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.
Lajmin për vazhdimin e paraburgimit e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.
“Të pandehurit V.M. i është vazhduar masa e paraburgimit deri më 16.10.2026”, ka deklaruar Haxhaj. V.M. ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij në dhjetor të vitit 2025, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e Milan Vukashinoviqit, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb.
Vukashinoviq dyshohet se më 1 nëntor 2025 ishte plagosur dhe më pas rrëmbyer në afërsi të Leposaviqit nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.
Më 20 dhjetor 2025, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte bërë të ditur se V.M. ishte arrestuar në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Sipas deklarimeve të Sveçlës, V.M. kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës pas integrimit në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, por më vonë kishte dhënë dorëheqje. Ai kishte deklaruar se ekzistonin dyshime për bashkëpunim të V.M.-së me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe për përfshirje në rastin e Vukashinoviqit.
Në kuadër të hetimeve, pas urdhrit të Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të V.M.-së. Gjatë kontrollit ishin sekuestruar nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë dhe një tytë arme.

Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
I dyshuari për spiunazh i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin
Katër dënime me nga 40 vite – Kush është Milorad Ulemek, famëkeqi “Legija” – i cili pas Jasharëve, i vrau të vetët
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve po prek edhe Policinë në Luginën e Preshevës
Gazetari Ermal Panduri denoncon në Polici dyshimet për përndjekje, thotë se mund të ketë lidhje me BIA-n
Vuçiq kandidat për kryeministër, protesta në Nish kundër regjimit të tij