Prishtinë, 3 shtator 2026 12:10
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Global të Investimeve 2026, të mbajtur në Paris, ku ka prezantuar potencialet e vendit para investitorëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Pacolli ka bërë të ditur se në cilësinë e folëses speciale ka promovuar mundësitë që Kosova ofron për investime të gjelbra, zhvillim të qëndrueshëm dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.
“Pata nderin të prezantoj Kosovën para investitorëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke promovuar potencialin tonë për investime të gjelbra, zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritete të reja”, ka shkruar Pacolli.
Sipas saj, pjesëmarrja në këtë samit përbën një mundësi për ta afruar Kosovën me kapitalin dhe investimet ndërkombëtare, si dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.
Samiti Global i Investimeve në Paris ka mbledhur investitorë ndërkombëtarë, drejtues institucionesh dhe përfaqësues të sektorit privat, me fokus në mundësitë e investimeve dhe projekteve të së ardhmes.

Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Mungesa e prokurorit të rastit ndërpret seancën për Ibër-Lepencin
Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëgjohen dëshmitarët
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje