Viti, 2 shtator 2026 14:12
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbajtur ceremoninë e përurimit të përfundimit të masave të efiçiencës së energjisë në dy ndërtesa publike në Komunën e Vitisë.
Ndërtesat përfituese janë SHFMU “28 Nëntori” dhe Qendra për Punë Sociale, ku janë implementuar masa që synojnë rritjen e efiçiencës energjetike, përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe kursimin e energjisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja e Qeverisë për investimet në efiçiencën e energjisë është pjesë e angazhimit për përmirësimin e kushteve në objektet publike.
Ai ka theksuar se këto investime nuk nënkuptojnë vetëm kursim të energjisë, por edhe krijimin e hapësirave më të përshtatshme për qytetarët.
Investimet në këto objekte pritet të ndikojnë në uljen e konsumit të energjisë dhe kostove të mirëmbajtjes, ndërsa njëkohësisht kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit, stafin arsimor dhe punonjësit e shërbimeve sociale

Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit