Prishtinë, 31 gusht 2026 21:47
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar lidhur me kërkesat e familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre dhe hapjen e arkivave që mund të përmbajnë informacione për personat e pagjetur.
Në një reagim të tij, Kuçi ka thënë se kërkimi i personave të zhdukur nuk duhet të konsiderohet si proces politik, por si përpjekje për zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës.
“Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim. Është zbardhje e krimit”, ka shkruar Kuçi.
Sipas tij, ndërsa familjarët dhe organizatat ndërkombëtare kërkojnë hapjen e varrezave masive dhe zbardhjen e fatit të më shumë se 1,500 personave ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, nga Beogradi vjen një narrativë tjetër.
“Nuk është thjesht kundërshtim ndaj institucioneve të Kosovës. Është një përpjekje e kalkuluar për të relativizuar përgjegjësinë e shtetit serb. Është tentativë për të ndryshuar mënyrën se si interpretohet lufta e viteve ’90”, ka deklaruar ai.
Eksperti i sigurisë ka theksuar se zbulimi i mbetjeve mortore, ekzaminimet forenzike dhe dokumentimi i viktimave nuk mund të cilësohen si propagandë.
“Propagandë është përpjekja për t’i përdorur këto zbulime për të rishkruar të vërtetën e historisë”, ka shkruar Kuçi në Facebook, duke iu referuar edhe zbulimeve të fundit të mbetjeve mortore në zonën e Zubin Potokut.

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës