Prishtinë, 31 gusht 2026 14:40
Kandidati i përbashkët për President i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka pranuar propozimin për të kandiduar për president, duke thënë se është vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Në konferencën për media pas takimit të fundit midis kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i pranishëm ishte edhe vetë Sejdiu, ai ka thënë se ndonëse ambicia e tij ka qenë kryesisht e orientuar drejt fushave akademike dhe profesionale, ka vendosur ta pranojë propozimin duke pasur parasysh përgjegjësinë që bart posti i presidentit dhe rrethanat aktuale politike në vend.
“Më bën të nderuar besimi që të dyja partitë më kanë dhënë, është nder i madh. Duke qenë i vetëdijshëm për barrën e përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe me kontekstin aktual politik, jam vu në shërbim të Republikës dhe qytetarëve tanë që të shërbej me devotshmëri”, ka thënë ai.
Sejdiu më tej ka shprehur shpresën se institucionet dhe subjektet politike do të gjejnë një rrugë për tejkalimin e situatës aktuale.
“Shpresojmë dhe besojmë që Republika e Kosovës do të gjejë rrugë për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat e mëdha që na presin”, ka përfunduar Sejdiu.

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës