Prizren, 28 gusht 2026 08:36
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një i mitur rreth 14-vjeç është therur me thikë dhe, përkundër përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 23:45.
Sipas Policisë, pas marrjes së informatës për rastin, patrulla policore ka dalë në vendngjarje, ku ka gjetur ekipin e Emergjencës duke i dhënë ndihmën e parë viktimës. I mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.Pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast.
Gjatë kontrollit te i dyshuari, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë.Policia ka bërë të ditur se, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur raste të mëhershme të regjistruara në evidencat policore.

Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës