Prishtinë, 26 gusht 2026 15:23
Universiteti i Prishtinës sot ndau titullin e tij më të lartë ‘Doctor Honoris Causa’ për ish-kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardin dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardin.
Ish- kongresisti Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi për më shumë se katër dekada në kuadër të aktiviteteve lobuese të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, u angazhuan pa ndërprerë për të drejtat e njeriut, lirinë, demokracinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe për një jetë më të mirë të të gjithë shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bashkëshortët DioGuardi me punën e tyre të përditshme dhe të pandalshme vazhdimisht i shtuan miq të fuqishëm amerikanë Kosovës dhe kauzës shqiptare, duke ndikuar që sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet.
RektoriI I Universitetit të Prishtines Arben Hajrullahu “Falë angazhimit tuaj dhe të shumë miqve të Kosovës, narrativa e një regjimi represiv dhe antidemokratik u sfidua dhe u demaskua plotësisht.
Angazhimi juaj nuk u kufizua vetëm në Kosovë. Ju depërtuat përtej Perdes së Hekurt të regjimit komunist në Shqipëri, duke u takuar me presidentin e fundit komunist të vendit, Ramiz Alia, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.
Nga një vend atëherë pothuajse tërësisht i izoluar prej botës, ndihmuat që të dilnin në dritë edhe dëshmi mbresëlënëse për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore — një histori e lidhur ngushtë me kodin shqiptar të ‘Besës’ dhe me përgjegjësinë morale për ta mbrojtur tjetrin në kohë rreziku e krize.
Që nga viti 2023, ju jeni me laureatë të Urdhrit të Lirisë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sot, kur Universiteti i Prishtinës po ju ndan nderimin e tij më të lartë, titullin Doctor Honoris Causa, unë si rektor i këtij universiteti e ndjej jo vetëm privilegjin, por edhe peshën morale të këtij çasti.
Kosovës i është dhënë shumë nga njerëz sikur ju. Prandaj, mirënjohja jonë nuk është vetëm me ceremoniale; ajo është pjesë e kujtesës sonë publike dhe e detyrimit tonë për t’u treguar brezave të rinj emrat e atyre që në kohët më të vështira zgjodhën të qëndronin në anën e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Shumë i nderuar zoti dhe zonja DioGuardi, Universiteti i Prishtinës është universiteti më i vjetër dhe më i madh i Kosovës, një institucion që për dekada ka bartur mbi vete jo vetëm misionin e dijës dhe të arsimimit, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë moderne të vendit. Sot ai po punon fort të jetë gjithnjë e më i hapur ndaj botës, më i lidhur me qendrat ndërkombëtare të dijës dhe më i pranishëm në rrjetet akademike globale”.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, gjatë ceremonisë së ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kongresmenin dhe veprimtarin shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi, ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Hajrullahu tha se angazhimi i DioGuardit ka ndihmuar në sfidimin e narrativës së regjimit represiv dhe antidemokratik ndaj Kosovës, duke theksuar se veprimtaria e tij nuk ishte e kufizuar vetëm në Kosovë.
“Falë angazhimit tuaj dhe të shumë miqve të Kosovës, narrativa e një regjimi represiv dhe antidemokratik u sfidua dhe u demaskua plotësisht.
Angazhimi juaj nuk u kufizua vetëm në Kosovë. Ju depërtuat përtej Perdes së Hekurt të regjimit komunist në Shqipëri, duke u takuar me presidentin e fundit komunist të vendit, Ramiz Alia, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërin”.
Rektori i UP-së përmendi edhe angazhimin e DioGuardit për të nxjerrë në dritë dëshmi mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e lidhur këtë histori me traditën shqiptare të Besës.
“Nga një vend atëherë pothuajse tërësisht i izoluar prej botës, ndihmuat që të dilnin në dritë edhe dëshmi mbresëlënëse për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore — një histori e lidhur ngushtë me kodin shqiptar të ‘Besës’ dhe me përgjegjësinë morale për ta mbrojtur tjetrin në kohë rreziku e krize”.
Hajrullahu rikujtoi gjithashtu se DioGuardi është laureat i Urdhrit të Lirisë të Presidentes së Republikës së Kosovës që nga viti 2023, duke e cilësuar ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës si një moment me peshë të veçantë.
“Që nga viti 2023, ju jeni me laureatë të Urdhrit të Lirisë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sot, kur Universiteti i Prishtinës po ju ndan nderimin e tij më të lartë, titullin Doctor Honoris Causa, unë si rektor i këtij universiteti e ndjej jo vetëm privilegjin, por edhe peshën morale të këtij çasti”.
Sipas rektorit, mirënjohja ndaj personaliteteve që kanë kontribuar për Kosovën duhet të jetë pjesë e kujtesës publike dhe e edukimit të brezave të rinj.
“Shumë i nderuar zoti dhe zonja DioGuardi, Universiteti i Prishtinës është universiteti më i vjetër dhe më i madh i Kosovës, një institucion që për dekada ka bartur mbi vete jo vetëm misionin e dijës dhe të arsimimit, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë moderne të vendit. Sot ai po punon fort të jetë gjithnjë e më i hapur ndaj botës, më i lidhur me qendrat ndërkombëtare të dijës dhe më i pranishëm në rrjetet akademike globale”.
Ai theksoi se Universiteti i Prishtinës, përmes këtij nderimi, po shpreh mirënjohjen institucionale për kontributin e DioGuardit dhe rolin e tij në momente të rëndësishme për Kosovën.
Joseph DioGuardi në fjalimin e tij përcolli një mesazh për barazi, dinjitet njerëzor dhe përkushtim ndaj të tjerëve. Ai tha se jetën e ka kushtuar njerëzimit dhe jo pasurisë, ndërsa theksoi se shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar dhe të promovojnë identitetin e tyre në botë.
Ish-kongresisti amerikan se është shumë i prekur nga marrja e titullit “Doctor Honoris Causa”, duke theksuar se jetën e tij ua ka përkushtuar njerëzve dhe jo parasë.
“Kjo është një ngjarje kaq e mrekullueshme. Nuk e keni idenë se sa i prekur jam për këtë. U kam përkushtuar jetën time njerëzve të tjerë, jo parasë”, tha ai
Ndërkaq, Shirley C. DioGuardi tha se ceremonia dhe prezantimi për punën e tyre ishin të jashtëzakonshme dhe të detajuara, duke kujtuar angazhimin e përbashkët gjatë luftës në Kosovë dhe rrugëtimin deri në ditët e sotme.
“Kjo ishte prezantimi më i shkëlqyer, një prezantim i detajuar”, tha ajo, duke shtuar se thellësia e prezantimit përmbledhte një histori të gjatë të angazhimit të tyre.
Ajo tha se kishte ardhur duke menduar se do të mbante vetëm një fjalim pranimi për titullin “Doctor Honoris Causa”, por ceremonia kishte sjellë shumë më tepër kujtime dhe tema për të cilat duhej të flitej.

Kurti: SERPENTINE 2026 hap një kapitull të ri për artin dhe kulturën në Kosovë
Në Muzeun e Burgut të Prishtinës rikthehet historia e “Ilegales” shqiptare
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
“Siparantum” shton te medaljet e arta edhe dy të Malajzisë
Shqipja zbërthyese e familjes indo-evropiane dhe rindërtimit të saj
Patkoi” – kulmimi i një doktrine politike serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Universiteti i Prishtinës sot nderoi Joseph e Shirley DioGuardin
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhduku
Një tjetër vrasje e rëndë, gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren
Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut