Prishtinë, 31 gusht 2026 10:56
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive.
Në ekspozitë janë prezantuar vepra të piktorëve, skulptorëve dhe artistëve të mediumeve të ndryshme, të cilët përmes krijimtarisë së tyre kanë trajtuar luftën e UÇK-së, sakrificën, viktimat dhe pasojat e luftës.
Në ceremoninë e hapjes, në emër të platformës “Liria ka Emër”, foli Eliza Hoxha, e cila theksoi rëndësinë e artit si një prej mënyrave më të fuqishme për ta ruajtur dhe përcjellë kujtesën historike te brezat e rinj.
“Liria jonë ka një histori, ka emra, ka sakrificë dhe ka kujtesë. Përmes artit, kjo histori merr një gjuhë tjetër, por mesazhi mbetet i njëjtë: liria që e gëzojmë sot është ndërtuar mbi sakrificën e shumë brezave dhe ajo duhet të kujtohet, të nderohet dhe t’u përcillet brezave që vijnë,” tha Hoxha.
Ajo theksoi se ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” synon ta sjellë historinë e luftës çlirimtare edhe përmes perspektivës së artistëve, duke e bërë artin dëshmi të kujtesës kolektive.
Platforma “Liria ka Emër” falënderoi artistët që i janë bashkuar ekspozitës, FLORI Gallery për mikpritjen dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në hapjen e saj.
Ekspozita është pjesë e aktiviteteve të platformës “Liria ka Emër”, me synimin që përmes artit, kulturës dhe angazhimit qytetar të ruhet dhe të përcillet historia e luftës çlirimtare dhe vlera e lirisë

Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Kosovës i shtohen 13 objekte në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës