Prishtinë, 1 gusht 2025
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave doganore për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim për media, Oda e cilëson këtë hap si një veprim strategjik që përforcon partneritetin ekonomik me SHBA-në, aleatin më të ngushtë politik dhe ekonomik të Kosovës. Ky vendim, sipas saj, është përgjigje ndaj një kërkese të mëhershme të vetë Odës për një regjim tregtar preferencial, në funksion të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimit të kushteve për një marrëveshje të ardhshme të tregtisë së lirë me SHBA-në.
“Heqja e tarifave rrit atraktivitetin e Kosovës si vend mikpritës për bizneset amerikane, lehtëson qasjen në produkte cilësore me çmime konkurruese dhe nxit investime në sektorë kyç,” thuhet në deklaratë.
Oda ka përgëzuar Qeverinë për këtë vendim dhe ka shprehur gatishmërinë për të promovuar më tej shkëmbimin tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi