Prishtinë, 01 Gusht 2025
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve që vdiqën në vendin e punës, njëri këtë vit, e tjetri në vitin e kaluar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se 20 mijë euro do të dhurohen për familjen e Sefadin Osmanit dhe 20 mijë tjera për familjen e Kaqun Limës.
“Dy zjarrfikësit kanë humbur jetën në thirrjen e qytetarëve për intervenim. Ky akt që do e hedhim në votim nuk është vetëm për mbështetje financiare por edhe mirënjohje institucionale për shërbimin heroik të tyre. Shpreh mirënjohje të thellë për secilin zjarrfikës që edhe këtë vit, të sfiduar nga zjarret e përmasave të mëdha, shërbyen me përkushtim duke mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve tonë” – ka deklaruar Kurti.
Këto propozime të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve u miratuan unanimisht.
Komandanti i Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Gjakovë, Kaqun Lima kishte vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamionete dhe automjetit të Zjarrfikësve më 08.07.2025.
Ndërsa, zjarrfikësi Sefadin Osmanaj ka humbur jetën më 08.08.2024, në krye të detyrës gjatë mesditës në fshatin Krushevë të Klinës.

Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon