Prishtinë, 16 gusht 2026 17:01
Një person është arrestuar të dielën në Zveçan si i dyshuar për sulm ndaj pjestarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave në veri në vendit në maj të vitit 2023.
I.M është arrestuar nga Policia e Kosovë me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë i dyshuari është arrestuar pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore.
Ai dyshohet për veprat penale: Sulm ndaj personit zyrtar; Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm; bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese; rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Si pasojë e sulmeve të grupeve serbe në maj të vitit 2023 ishin lënduar 93 ushtarë të KFOR-it disa prej tyre rëndë, duke humbur edhe gjymtyrë. Ndërsa, pesë policë të Kosovës poashtu ishin lënduar dhe dëmtuar edhe veturat zyrtare të Policisë.
Gjatë këtyre sulmeve ishin lënduar edhe ekipe të medieve dhe u sulmuan gazetarët. Një veturë e Tëvë1 ishte djegur nga grupet radikale serbe.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n