Prishtinë, 15 gusht 2027 08:19
Nga e hëna, 17 gusht, qytetarët do t’i marrin vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ndryshimi i lokacionit është bërë me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët dhe përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve.
Në kuadër të këtij procesi, është shtuar edhe stafi mbështetës, me synim të reduktimit të radhëve dhe kohës së pritjes.
Sipas Sveçlës, vetëm gjatë periudhës janar–qershor 2026, rreth 5 mijë qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.
Ministri ka bërë të ditur gjithashtu se këto shërbime mund të kërkohen edhe online përmes platformës e-Kosova, duke u mundësuar qytetarëve që procedurat t’i kryejnë më lehtë dhe më shpejt.
Sveçla ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike, me synim që ato të jenë më efikase, të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët.

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së