Prishtinë, 13 gusht 2026 19:54
Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci.
Koci tha se ndaj Maxhunit janë ngritur pretendime për krime lufte, përkatësisht se kinse si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë pjesë në dëbimin e serbëve nga rajoni.
Megjithatë, avokati tha se këto pretendime nuk qëndrojnë, duke theksuar se Maxhuni nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
“Akuzat ishin ato çka po i bëjnë standarde autoritet serbe, krimet lufte, kinse se ka qenë si pjesëtar i UÇK ka marrë pjesë në dëbim e serbëve prej atij rajoni. Dukagjini nuk ka qenë farë ushtar i UÇK-së. Madje ai vet ka qenë i dëbuar prej forcave serbe në Shqipëri”, ka deklaruar Koci.
Maxhuni, i lindur më 10 maj 1979 dhe nga Beci i Gjakovës, sipas Kocit, fillimisht është ndaluar për verifikim gjatë kalimit të kufirit, ndërsa më pas familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.
Avokati ka kritikuar institucionet dhe politikën kosovare për mungesën e vëmendjes ndaj rasteve të arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim