Prishtinë, 13 gusht 2026 18:28
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar kontrollet në terren, duke zhvilluar gjatë së enjtes inspektime në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Suharekë.
Gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 12 inspektime në markete të ndryshme, ku janë evidentuar produkte të cilat, sipas njoftimeve të autoriteteve, janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Si rezultat i kontrolleve, nga tregu janë tërhequr shtatë produkte të qumështit, pasi në etiketimin e tyre nuk ishte deklaruar përmbajtja e vajit të palmës.
Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisin edhe shqiptimet e gjobave ndaj operatorëve ekonomikë që nuk kanë zbatuar urdhrat për tërheqjen e produkteve të papajtueshme me raportet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
Autoritetet u kanë bërë thirrje bizneseve që t’i zbatojnë pa vonesë vendimet për tërheqjen e produkteve dhe të respektojnë kërkesat ligjore, duke paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve në treg.
Aksioni vjen pas gjetjeve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila, gjatë testimit të mostrave, ka evidentuar produkte me përmbajtje të padeklaruar në etiketë. Sipas rezultateve të publikuara, disa prej produkteve kanë rezultuar se përmbajnë vaj palme dhe qumësht pluhur.
Kontrollet e Inspektoratit synojnë që produktet e evidentuara nga autoritetet kompetente të mos vazhdojnë të jenë në qarkullim dhe që operatorët ekonomikë të respektojnë rregullat për deklarimin dhe sigurinë e produkteve në treg.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim