Prishtinë, 12 gusht 2026 08:23
Edicioni jubilar i 25-të i DokuFestit në Prizren po dëshmon edhe një herë rëndësinë e kulturës dhe artit në zhvillimin e Kosovës.
Me 223 filma në program, festivali sjell histori nga vende të ndryshme të botës, duke trajtuar tema si lufta, kujtesa, migrimi, identiteti dhe krizat globale. Përgjatë 25 vjetëve, DokuFest është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore, duke e vendosur Prizrenin dhe Kosovën në hartën e festivaleve evropiane të filmit, shkruan Veritasinfo.
Prania e figurave të njohura të kinematografisë, përfshirë Mark Cousins, si dhe ndërthurja e filmit me hapësirat karakteristike të Prizrenit, i japin festivalit një dimension të veçantë artistik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e DokuFestit dhe skenës së pavarur kulturore në vend:
“DokuFest është dëshmi se, kur organizatave të pavarura u mundësohet hapësira dhe mbështetja e qëndrueshme, ato bëhen forca të rëndësishme të zhvillimit kulturor e artistik, ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë.”
Me moton “Doku, sepse duhet!”, DokuFest vazhdon të jetë një hapësirë për krijim, reflektim dhe debat, duke fuqizuar artistët dhe të rinjtë dhe duke e përfaqësuar Kosovën përtej kufijve.

Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës