Prishtinë, 11 gusht 2026 10:30
Një 30 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti që ndodhi të hënën në fshatin Janiqishtë të Malishevës.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima u përfshi në një aksident që ndodhi mes motoçikletë dhe një veture.
“Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës nga pakujdesia kalon në krahun e kundërt dhe godet ne pjesën ballore veturën civile.
Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Më datë 11.08.2026 rreth orës 01:50 nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari i cili ka qenë i përfshirë në aksident kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njoftoi policia.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt