Prishtinë, 9 gusht 2026 23:06
Në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e sotme protesta e 71-të kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Nartës.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën në formë marshimi drejt ambasadës së Serbisë dhe asaj të Ukrainës.
Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën disa herë “UÇK! UÇK! UÇK!”, duke shprehur reagimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike që lidhen me Kosovën.
Protestuesit ndërhynë gjithashtu në tabelën e emërtimit të rrugës “Ukraina e Lirë”, duke ndryshuar emërtimin e saj gjatë tubimit.
Protesta u zhvillua një ditë pas takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Gjatë këtij takimi, Zelensky përsëriti qëndrimin e Ukrainës se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Tubimi në Tiranë, i cili vijon prej javësh, ndërthur kundërshtimin ndaj ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Nartës me reagime ndaj zhvillimeve politike që lidhen me Kosovën.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Policia: Kampi “Enver Zymeri” i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme
Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies
Kurti në New York: Kosovës t’i jepet pa vonesa statusi i shtetit kandidat
Sonte Kosova-Irlanda, Dardanët synojnë ta nisin me fitore
Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, Kosova e përkujton heroin e Policisë